Gjendet e pajetë foshnja e braktisur

Gjendet e pajetë foshnja e braktisur

Kosovë- Mëngjesin e sotëm është gjetur një foshnjë pa shenja jete, në deponimine  mbeturinave në Gërmovë, të fshatit Koshtovë të Mitrovicës. Foshnja është gjetur nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë deklaruar se disa fëmijë ishin duke mbledhur metale dhe kanë gjetur foshnjën e braktisur. Menjëherë ata kanë lajmëruar njerëz të moshës më të madhe,

Kosovë- Mëngjesin e sotëm është gjetur një foshnjë pa shenja jete, në deponimine  mbeturinave në Gërmovë, të fshatit Koshtovë të Mitrovicës. Foshnja është gjetur nga kalimtarë të rastit, të cilët kanë deklaruar se disa fëmijë ishin duke mbledhur metale dhe kanë gjetur foshnjën e braktisur. Menjëherë ata kanë lajmëruar njerëz të moshës më të madhe, të cilët thirrën autoritetet për ngjarjen e  ndodhur.

Ekipi i ekspertëve të mjekësisë ligjore nga Prishtina mbërritën në vendin e ngjarjes, ndërsa me autorizim të prokurorit, trupi i pajetë i foshnjës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Deri në këtë moment nuk ka informacione për foshnjën e braktisur. Nuk dihet akoma se mbi kë bie përgjegjësia. Trupi gjykues po heton për zbardhjen e kësaj çështjeje.

/Izabela Zavalani/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar