Gjenden 4 adoleshentët e humbur në det

0

Gjenden pas 16 orë kërkimesh 4 adoleshentët e humbur pasditen e djeshme në plazhin e Durrësit.

Katër të rinjtë, Florind Gjoka, Oreld Nikolli, Vilson Marku dhe Fatjon Prenga, të moshës 16-17 vjeç, janë gjetur mëngjesin e sotëm në sektorin ‘’Rinia’’ në Durrës, fatmirësisht pa probleme shëndetësore.

Ata kishin marrë një pedaliere në zonën e ‘’Kallmit’’ rreth orës 14:00, duke i thënë pronarit që do ta kthenin për gjysëm ore, por janë zhdukur në det të hapur.

Qëllimi i adoleshenteve ka qenë të shkonin drejt Italisë, pasi njëri prej tyre ka dërguar një mesazh në adresë të vëllait ku i ka bërë të ditur se janë nisur drejt Italisë.

Familjarët e alarmuar kanë lajmëruar menjëherë autoritetet bregdetare të cilat kanë nisur operacionin e kërkim-shpëtimit përgjatë gjithë natës nga Shëngjini gjer në sektorin ‘’Rinia ‘’në Durrës, ku dhe u gjetën sot në mëngjes.

Të rinjt mësohet se ishin me origjinë nga Mirdita por të ardhur me banim në Durrës, ndërsa pronari që u kish dhënë pedalieren 4 adoleshenteve është shprehur se ua kish dhënë për të bërë xhiro në det ashtu si bënte me të gjithë pushuesit e tjerë.

 

/Elona Tereziu/

 

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here