Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Vlerësimi, kopshti Zoologjik i Tiranës, ndër më të këqinjtë në botë

Vlerësimi, kopshti Zoologjik i Tiranës, ndër më të këqinjtë në botë

0 Komentet 🕔31.01.2014 - 09:12

Faqja “socialphy.com” rendit 6 kopshtet zoologjike më të trishtueshme në botë, të cilat konsiderohen si burgje ku mbahen kafshët në kushte tepër të pafavorshme dhe ku nuk rekomandohet të shkojnë vizitorët për arsye se do të marrin shumë pakënaqësi në vend që të shijojnë bukuritë dhe veçantinë e secilës kafshë.

Fatkeqësisht, në këtë kategorizim futet edhe Kopshti Zoologjik i Tiranës. Fjala kopsht zoologjik u krijua në Londër në vitin 1840, por ideja që publiku të shohë kafshët e mbajtura në kafaz daton që prej vitit 3500 para lindjes së Krishtit në Egjipt.

Roma e Lashtë ka mbledhur kafshët ekzotike, të cilat shpesh luftonin me njëra-tjetrën (ose njerëzit). Kopshtet zoologjike duket më shumë si burgje se sa si parqe, ku kafshët duhet të kalojnë jetën e tyre në kafazet e vogla.

Me kalimin e dekadave është krijuar një koncept i ri për kopshtet, që kafshët të mos ndihen si në burg por të ndërtohet një ambient i përshtatshëm për jetesën e tyre. Sot shumica e kopshteve zoologjike moderne përpiqen t’u ofrojnë banorëve një habitat sa më njerëzor. Disa kopshte ende duhet të mbështeten në një manual të vitit 1800 për shkak të varfërisë të dëshpëruar dhe  indiferencës ose të dyjave.

Kopshti Zoologjik Kabul (Afganistan)

Nga të gjitha vendet që ju do të donit të vizitonit një kopsht zoologjik, Kabul nuk mund të jetë në krye të listës suaj.

Ky kopsht zoologjik u përuruar në vitin 1967dhe në të janë  të strehuar më shumë se 500 kafshët. Dekadat e luftës kanë shkaktuar dëme të shumta ku ushtarët e inatosur kanë asgjësuar kafshët si nevojë për ushqim dhe sportin.

Sot kopshti zoologjik Kabul konsiderohet si një vend i trishtuar për të jetuar kafshët, të cilët janë të detyruar të durojnë kushtet e këqija në të cilat ndodhen duke duruar shpesh edhe ngacmimet e vizitorëve.

Ky kopsht zoologjik edhe pse ka marrë mbështetje nga kopshtet e tjera të botës, mbetet një vend që ka nevojë për përmirësime të konsiderueshme.

3

 

2

Kopshti zoologjik Gaza (Palestinë)

Gaza është një tjetër vend ku kopshti zoologjik nuk ndodhet në një gjendje të mirë, për shkak se në vitet e fundit Palestina ka vuajtur nga bllokada Izraelite dhe konfliktet e brendshme.

Sot në këtë kopsht  ndodhen dy luanë, disa majmunë, disa zogj, lepuj, mace, qen dhe dy zebra të  rreme (gomarëve të pikturuar me vija të zeza dhe të bardha) (foto).

Kopshti ka pasur në koleksionin e  tij dy zebra të cilat ngordhën gjatë luftës Izrael-Hamas nga kequshqyerja dhe nga luftimet që u zhvilluan brenda kopshtit zoologjik.

Zyrtarët e Kopshtit zoologjik, Gaza u përpoqën më vonë t’i zëvendësonin zebrat, por arritën të vendosnin dy zebra të rreme (gomarë të pikturuar me vija të zeza dhe të bardha) për shkak të fondeve të kufizuara.

4

 

Kopshti zoologjik Giza (Egjipt)

U themelua në vitin 1891 në Kajro, Egjipt ishte një ndër njëmbëdhjetë kopshtet zoologjike më të mirë në Afrikë.  Në vitin 2004 u përjashtua nga Shoqata Botërore e Kopshteve Zoologjike Aquariumi.

Gjatë viti 2006 dhjetëra zogj ngordhën nga gripi i shpezëve dhe më shumë se 500 u vranë për të frenuar shpërthimin. Sipas Global Post, punëtorët çnjerëzore vranë në vitin 2007 dy deve dhe në 2004 ngordhën dy gorilla pasi u infektuan me virusin Ebola.

5

6

Kopshti zoologjik Mumbai (Indi)

Kopshti zoologjik Mumbai ndodhet në Indi dhe brenda një kohe shumë të shkurtër është transformuar në një muze balsamimi. Në kopsht ndodhet një koleksion prej më shumë se 200 gjitarë, zogjtë dhe 45 500 zvarranikë. Në pamundësi për të zëvendësuar kafshët të cilat ngordhin në kafazet e vegjël dhe të pistë , përfaqësues të kopshtit kanë vendosur që të merren me rregullimin e ambientit ku rrinë kafshët.

Zyrtarët e kopshtit zoologjik po mendojnë plane që të bëjnë më të mirën në këtë situatë të keqe.

7

8

 

Kopshti zoologjik në Tiranë (Shqipëri)

Kopsht zoologjik në Tiranë, Shqipëri, është i përshkruar si një burg i kafshëve, ku kafshët mbahen në kafaze të vogla, dhoma të veshura me pllaka që ngjasojnë si spitale.

Majmunët ulen me trishtim në qelitë e tyre, shqiponjat kapen pas një trungu peme të vendosur brenda në kafaz.  Vërehen gardhe me rrjetë që rrethojnë të gjithë kafazet për të ndaluar njerëzit të hedhin ushqime dhe cigare në kafaz, apo fërkimin e gishtave të tyre për të prekur kafshët, por gjithsesi vizitorët janë përpjekur ta shkatërrojnë këtë rrethim.

Kopshti zoologjik është i vetmi në Tiranë dhe ndodhet në një situatë të vështirë për gjetjen e stafit të kualifikuar.

9

10

 

Kopshti  zoologjik Penjang (Korea e Veriut)

Kopshti zoologjik Penjang i Koresë së Veriut është e vendosur në periferi të Phenianit dhe ka një koleksion të madh me më shumë se 5.000 kafshë. Ky kopsht  është ndërtuar në vitin 1959 nën urdhrat e diktatorit Kim Il-sung dhe si shumë vende në atë vend është i rrethuar me mure duke e bërë një vend të zymtë për të jetuar.

Një raport i vitit 2006 nga Asia Times e ka përshkruar si një e film i quajtur “Lufta Kafshëve” që kishte si qëllim të jetë një dokumentar, ku u shfaqën kafshë të egra, madje edhe disa specie të rrezikuara duke luftuar deri në vdekje.

11

12

 

/Enkeleda Cami/

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se me rezultatet e fundit Kombëtarja jonë e futbollit do të kualifikohet në Euro 2016?

View Results

Loading ... Loading ...

Moti

Sot E hënë E martë
It is forcast to be Chance of 	
Shiu! at 7:00 PM CET on November 19, 2017
Chance of Shiu!
16°/5°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 20, 2017
Clear
13°/-1°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 21, 2017
Pjesërisht vranët
13°/3°
Sot E hënë E martë
It is forcast to be Chance of 	
Shiu! at 7:00 PM CET on November 19, 2017
Chance of Shiu!
8°/-2°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 20, 2017
Pjesërisht vranët
10°/0°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 21, 2017
Pjesërisht vranët
13°/3°
Sot E hënë E martë
It is forcast to be Mostly Cloudy at 7:00 PM CET on November 19, 2017
Mostly Cloudy
11°/2°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 20, 2017
Pjesërisht vranët
7°/-5°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 21, 2017
Clear
8°/-3°

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr