Gazsjellësi TAP, vendimi me 13 qershor

Gazsjellësi TAP, vendimi me 13 qershor

Konsorciumi që ka në pronësi vendburimin me gaz në Shah Deniz të Azerbajxhanit pritet të vendosë më 13 qershor se me cilin projekt gazsjellësi do të bashkëpunojë me TAP-in (Trans Adriatik Pipeline), i cili kalon përmes Shqipërisë, apo “Nabuccon”, që na anashkalon (Bullgari, Rumani…). Projekti i cili kushton mbi 20 miliardë euro, nisi aplikimin zyrtar

Konsorciumi që ka në pronësi vendburimin me gaz në Shah Deniz të Azerbajxhanit pritet të vendosë më 13 qershor se me cilin projekt gazsjellësi do të bashkëpunojë me TAP-in (Trans Adriatik Pipeline), i cili kalon përmes Shqipërisë, apo “Nabuccon”, që na anashkalon (Bullgari, Rumani…). Projekti i cili kushton mbi 20 miliardë euro, nisi aplikimin zyrtar në shtator 2011 dhe në mars 2013 mori miratimin final për tre shtetet nga ku kalon gazsjellësi (Greqi, Shqipëri dhe Itali).

Projekti do të lidhet me gazsjellësin turk TANAP dhe më pas do të përshkojë Greqinë, duke nisur nga pika kufitare Kipoi e më tutje në Shqipëri, nga kufiri me Korçën në detin Adriatik dhe në fund me Italinë Jugore. Ndërsa, rajoni i Fierit mendohet të jetë kryqëzimi për degëzimin e gazsjellësit me vendet e rajonit, Mali i Zi, Bosnja dhe Kroacia, të cilat kanë shprehur interes për t’u lidhur me rrjetin.

Gazsjellësi do të transportojë gaz natyror nga fusha gjigante e Shah Deniz II në sasi nga 10 deri në 20 miliardë metër kub në vit, ku 200 milionë llogariten për nevojat e tregut shqiptar. Pjesa e Shqipërisë ku do të shtrihet tubacioni TAP do të fillojë në Bilisht Qendër në rajonin e Korçës në kufirin shqiptaro-grek dhe do të shtrihet për rreth 209 kilometra deri në zonën bregdetare në veri të Fierit ku do të futet në Detin Adriatik, kurse pjesa detare shqiptare do të jetë 60 kilometra e gjatë, i gjithë investimi për këtë projekt vlerësohet në 1 miliard euro.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar