Gazeta greke “Dimokratia”: SHBA, plan sekret për emrin e Maqedonisë

Gazeta greke “Dimokratia”: SHBA, plan sekret për emrin e Maqedonisë

Amerikanët, vlerësojnë se tani është “momenti ideal” për t’u mbyllur çështja e emrit të  Maqedonısë  dhe integrimi në NATO. Kështu shkruan gazeta greke ‘’Dimokratia’’, e cila bën të ditur se “Stabiliteti” është emri i koduar i planit sekret amerikan për zgjidhjen e shpejtë të kontekstit të emrit. “Kuptohet, në diplomacinë ndërkombëtare, asgjë nuk është pa

Amerikanët, vlerësojnë se tani është “momenti ideal” për t’u mbyllur çështja e emrit të  Maqedonısë  dhe integrimi në NATO. Kështu shkruan gazeta greke ‘’Dimokratia’’, e cila bën të ditur se “Stabiliteti” është emri i koduar i planit sekret amerikan për zgjidhjen e shpejtë të kontekstit të emrit.

“Kuptohet, në diplomacinë ndërkombëtare, asgjë nuk është pa pagesë. Burime diplomatike kanë vërejtur: E para, Samaras barrën e hodhi në tregti dhe do të rrezikojë të sigurojë emër ‘erga omnes’.

E dyta, në fjalimin e mëparshëm në kongresin e “Demokracisë së Re’, nuk përmendi përcaktim gjeografik dhe kërkoi nga ‘shkupjanët’ të heqin dorë nga irredentizmi dhe të pajtohen me emrin i cili nuk do të prek karakterin maqedonas të Greqisë”, vëren “Dimokratia”.

Presidenti grek Andonis Samaras pritet të takohet më 8 gusht me  presidentin amerikan Barak Obama për të diskutuar mbi cështjen e emrit të Maqedonisë. Një propozim i arsyeshëm deri tani, duket ai i ndërmjetësuesit Metju Nimic, i cili  parashikon emrin ‘’Maqedonia e Epërme’’.  Nëse propozimi do të pranohet atëherë  ‘’Maqedonia e Epërme’’ është emri që do ta zëvendësojë FYROM-in.

/Elta Liksenaj/

 

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar