Gardhi i Kryeministrisë, dërgohet në Parkun Kombëtar të Butrintit

0

Qeveria shqiptare ka vendosur që hekurat që u hoqën nga gardhi rrethues i Kryeministrisë të dërgohen në Parkun Kombëtar të Butrintit.

Artan Shkreli konsulenti i kryeminsitrit tha se kjo inicativë e kreut të qeverisë Edi Rama ka një vlerë simbolike, pasi hiqen rrethimet nga institucionet për tu mbrojtur nga populli dhe mbrohen vlera të rëndësishme botërore siç është Butrinti.

Për deputetin e Partisë Socialiste edhe ish-drejtorin e parkut të Butrintit, Auron Tare, për 8 vjet për këtë park nuk është bërë asgjë. Por përveç simbolikes kjo ka edhe anën e praktike, pasi Butriti tanimë do të jetë i mbrojtur.

Ndërkaq gardhi rrethues i Kryeministrisë ishte vendosur aty që prej 14 shtatorit të vitit 1998.

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here