Gaqo Bushaka nderohet me çmimin “Mirënjohja e Tiranës”

Gaqo Bushaka nderohet me çmimin “Mirënjohja e Tiranës”

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka nderuar me çmimin “Mirënjohja e Tiranës”, shkrimtarin për fëmijë, Gaqo Bushaka. Ai e falenderoi për kontributin e dhenë në krijimin e një prej personazheve vizatimor më të dashur për fëmijë “Çufon” si dhe pasurimin e letërsisë shqipëtare ndër vite. Gjatë fjalës së tij përshëndetëse shkrimtari u shpreh:

Kryetari i bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha ka nderuar me çmimin “Mirënjohja e Tiranës”, shkrimtarin për fëmijë, Gaqo Bushaka. Ai e falenderoi për kontributin e dhenë në krijimin e një prej personazheve vizatimor më të dashur për fëmijë “Çufon” si dhe pasurimin e letërsisë shqipëtare ndër vite.

Gjatë fjalës së tij përshëndetëse shkrimtari u shpreh: “Unë gjej rastin këtu të falenderoj në përgjithësi qytetin e Tiranës dhe popullin shumë dinjitoz të Tiranës, sepse këtu erdha dhe nuk dija të shkruaja, mbarova dy fakultete dhe sot kam të gjithë ato libra dhe këto janë pjesa më e madhe, dhe kanë brenda dashurinë e Tiranës vet, që më deshi, më mbrojtën, më mbajtën, më rritën. I faleminderit Tiranës, popullit të Tiranës”.

Gaqo Bushaka e ka pritur me emocion tepër të madh marrjen e këtij titulli duke ia dedikuar krijimtarinë e tij, dashurisë që ia fali qyteti i Tiranës. Me rastin e festës së 1 qeshorit bashkia e Tiranës organizoi një sërë aktivitetesh për fëmijë.

/Sonila Qazimi/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar