Fyle hesht për anulimin e Samitit të Ohrit

Fyle hesht për anulimin e Samitit të Ohrit

Eurokomisioneri për zgjerim i BE-së, Stefan Fyle nuk ka komentuar anulimin e Samitit te Ohrit, mbi procesin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP). “Nuk do të doja të komentoja nëse një ide e tillë për të anuluar këtë takim ishte e mirë apo e keqe. Duke marrë parasysh informacionet lidhur me vendet që ishin përgaditur për pjesëmarrje,

Eurokomisioneri për zgjerim i BE-së, Stefan Fyle nuk ka komentuar anulimin e Samitit te Ohrit, mbi procesin e bashkëpunimit në Evropën Juglindore (SEECP).

“Nuk do të doja të komentoja nëse një ide e tillë për të anuluar këtë takim ishte e mirë apo e keqe. Duke marrë parasysh informacionet lidhur me vendet që ishin përgaditur për pjesëmarrje, nuk ka pasur opsione të tjera. Për mua ishte me rëndësi që të sigurohet takimi ministror dhe organizatorët në këtë drejtim patën sukses”,- theksoi Fyle sot në Ohër në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të SEECP.

Presidenca e Maqedonisë e anuloi Samitin e Ohrit pas bojkotit që i bënë atij presidentët e vendeve të ndryshme të rajonit. Samitin bojkotuan zyrtarisht Shqipëria, Kroacia, Greqia dhe Bullgaria, të cilat kanë shprehur pakënaqësinë e tyre për refuzimin që i është bërë shtetit të Kosovës.

 

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar