Futbollisti i Totenhemit: Kush është Paulinjo?

Futbollisti i Totenhemit: Kush është Paulinjo?

Asou-Ekoto, mbrojtësi i Totenhemit betohet se ai nuk e njeh Paulinjon edhe se ai nuk ja ka dëgjuar kurrë emrin. Një diçka e tillë i ka ndodhur edhe më parë me Ish-yllin e Spërsave Rafael van der Vart. Ekoto është shprehur se futbolli nuk është pasioni i tij, por thjeshtë puna e tij pasi ai

Asou-Ekoto, mbrojtësi i Totenhemit betohet se ai nuk e njeh Paulinjon edhe se ai nuk ja ka dëgjuar kurrë emrin. Një diçka e tillë i ka ndodhur edhe më parë me Ish-yllin e Spërsave Rafael van der Vart.

Ekoto është shprehur se futbolli nuk është pasioni i tij, por thjeshtë puna e tij pasi ai nuk e ndjek shumë futbollin. “Futbollin nuk e kam pasion thjesht punë”.

I pyetur nëse e njihte Paulinjon ai u shpreh se as nuk e ka parë as nuk e ka dëgjuar emrin e tij pasi nuk merret me kështu lajmesh. “Jo unë nuk i ndjek lajme të tilla, as nuk e di se si duket”

29-vjeçar-i ka treguar edhe historinë që i ka ndodhur me Van der Vartin: “Para 2 apo 3 vjet më parë Rafaeli ishte shtrinë në barë unë e përshëndeta, por as që ja kisha idenë se kush ishte. Unë nuk arri ta kuptojë pse nuk më kuptoni, nuk shkoj me to tek shtëpitë e tyre thjesht jam me ta në punë”

Ish trajneri i tij Redknap ka thënë se Ekoto është një person shumë i çuditshëm nëse i bën një vërejtje ai punon shumë në atë pikë, por ka raste kur ai nuk e di se me ke do luajmë vetëm kur të ja thonë shokët para ndeshjes.

/Ariglon Pali/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar