Fushë Krujë, grabitje me armë në një firmë ndërtimi

Katër persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur një pikë shumice materialesh ndërtimi në Fushë Krujë. Bëhet fjalë për firmën “Shijaku Shpk”, që merret edhe me ndërtim dhe përpunim hekurishtesh. Njëri nga personat e armatosur ka lidhur rojen, duke i marrë dhe armën që kishte me vete, ndërsa tre të tjerët kanë grabitur në

Katër persona të armatosur dhe me maska kanë grabitur një pikë shumice materialesh ndërtimi në Fushë Krujë.

Bëhet fjalë për firmën “Shijaku Shpk”, që merret edhe me ndërtim dhe përpunim hekurishtesh. Njëri nga personat e armatosur ka lidhur rojen, duke i marrë dhe armën që kishte me vete, ndërsa tre të tjerët kanë grabitur në kasafortë xhiron vjetore.

Për momentin nuk dihet shuma e grabitur.  Policia e Krujës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë nisur krehjen e zonës për kapjen e autorëve të grabitjes.

/Enerida Malo/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar