“Fundi, një fëmijëri tjetër” nga Preç Zogaj

“Fundi, një fëmijëri tjetër” nga Preç Zogaj

“Fundi, një fëmijëri tjetër” titullohet libri me poezi i sjellë së fundmi nga autori Preç Zogaj. Preç Zogaj, krahas veprimtarisë së tij politike njihet nga publiku edhe për kontributin e tij si poet në letërsinë shqipe. Në ambjetet Ministrinë e Kulturës, Zongaj ka promovuar dje librin e tij më të ri ku ishin mbledhur jo

“Fundi, një fëmijëri tjetër” titullohet libri me poezi i sjellë së fundmi nga autori Preç Zogaj.

Preç Zogaj, krahas veprimtarisë së tij politike njihet nga publiku edhe për kontributin e tij si poet në letërsinë shqipe.

Në ambjetet Ministrinë e Kulturës, Zongaj ka promovuar dje librin e tij më të ri ku ishin mbledhur jo pak emra të letërsisë dhe miq të poetit.

Poeti Parid Teferiçi, i cili ishte i pranishëm në promovimin e librit e cilësoi veprën e Preç Zogaj si një gur themeli në poezinë e re shqiptare.

Nga ana tjetër, Ministri i Kulturës, Visar Zhiti, u shpreh se libri sjell një një përmbledhje e këndshme copërash, kujtimesh e përjetimesh të autorit.

“Është një poemë me ndjenjë. Ka temperaturën e jetës, të njeriut”, tha ministri Zhiti.

Preç Zogaj ka botuar mbi 10 libra me poezi. Vëllimi i tij i parë i titulluar “Emrat Tuaj” i përket vitit 1985. Ka fituar disa çmime letrare si “Penda e Argjendtë” në vitin 2000 me “Kalimi” dhe çmimin “Lasgush Poradeci” në vitin 2008 me “Gjallë unë pashë”.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar