Fullani takim me Shoqatën e Bankave

0

Gjatë një takimi me Shoqatën e Bamkave, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani u ka kërkuar bankave të nivelit të dytë të shtojnë kreditimin në ekonomi, pas rënies së normave të interesit në nivelet më të ulta historike.

Guvernatori Fullani ka pranuar se ekonomia nuk po kalon periudhën më të mirë të saj, prandaj u ka bërë kërkesë drejtuesve të Bankave në vend të rrisin kreditimin gjatë vitit të ardhshëm.

Duke folur në takimin e fundvitit me Shoqatën Shqiptare të Bankave, Fullani u shpreh edhe për rritjen e financimit të subjekteve të vogla dhe të mesme, çka zbut rrezikun e kreditit përmes diversifikimit të portofolit dhe përmirëson qendrueshmërinë e kthimit nga financimi.

Banka e Shqipërisë për të mbështetur kredinë e uli normën bazë të interesit në nivelin 3%, por për të ecur përpara Bankës së Shqipërisë i duhet të ristrukturojnë borxhet dhe të pastrojë bilancet.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here