Fullani: Shqetësim ulja e investimeve nga grupet bankare

0

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani mori pjesë në mbledhjet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore, të zhvilluara në Uashington DC, SHBA, në krye të një delegacioni të Bankës së Shqipërisë.

Mbledhjet vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe të Grupit të Bankës Botërore shërbejnë si një forum ku pjesëmarrësit diskutojnë mbi zhvillimet më të fundit në ekonomitë botërore, si dhe politikat që duhet të ndiqen për të garantuar rritje ekonomike dhe për të shmangur krizat ndërkombëtare.

Këtë vit të pranishmit në këto takime i kushtuan një vëmendje të veçantë situatës ekonomike në SHBA, zgjidhjes së situatës së borxhit publik në SHBA dhe masave që duhen ndërmarrë për të rritur punësimin në vendet në zhvillim.

Gjatë fjalës së tij Guvernatori Fullani, shprehu shqetësimin e tij për politikat e grupeve bankare ndërkombëtare, të cilat kanë ulur gatishmërinë e investimit në ekonomitë e rajonit, duke theksuar se bashkëpunimi më i ngushtë midis politikëbërësve dhe rregullatorëve evropianë e lokalë do të prodhonte zgjidhje më të mira për të gjitha palët e interesuara.

Gjatë qëndrimit në Uashington DC, Guvernatori Fullani zhvilloi takime të rëndësishme ku veçojmë takimet me Zëvendësdrejtoren e Përgjithshme të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Nemat Shafik, Laura Tuck, Zëvendëspresidente e BB për Evropën dhe Azinë Qendrore, Andrea Montanino.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here