Fullani përgatit ankandin, qeveria kërkon 25 miliardë lekë hua nga bankat

0

Shpenzimet qeveritare për 5-mujorin e parë ishin të larta, duke shkaktuar një nivel deficiti në 20 miliardë lekë më tepër se plani. Qeveria ka ezauruar 90 për qind të deficitit dhe tashmë po shikon nga bankat. Sipas burimeve nga Banka e Shqipërisë, mësohet se të martën e javës së ardhshme, do të zhvillohet një ankand për shitjen e bonove të thesarit. Në ankandin që do të zhvillojë BSH pritet që qeveria t’u kërkojë bankave rreth 25.4 miliardë lekë. Ndërsa për shitje do të ofrohen 9 miliardë lekë bono thesari me afat maturimi 12-mujor dhe 16.4 lekë bono me afat maturimi 6-mujor.

Ndërkaq që nga janari 2013, kjo është shuma më e madhe ku u nxorën për shitje rreth 27 miliardë lekë bono, e njëjtë  me përmasat e financimit të ankandit të fillimit të vitit 2009. Problemi është te shpenzimet dhe tashmë qeveria nuk është në gjendje të menaxhojë situatën buxhetore.Ndërkohë që, borxhi publik është rritur ndjeshëm vitet e fundit duke iu afruar nivelit të 62% të PBB-së.

Në raportin e fundit për Europën Juglindore, Banka Botërore paralajmëron se borxhi publik afatshkurtër vendas e ekspozon qeverinë ndaj rrezikut të rinovimit të borxhit. BB këshillon, bankat tregtare që aktualisht kanë likuiditet dhe tendencë në rinovimit e borxhit publik afatshkurtër, në ndryshim nga mjediset e jashtme ose të brendshme financiare apo ekonomike mund të reduktojë gatishmërinë e tyre për ta bërë. Kur hartohen politikat fiskale dhe të borxhit është e rëndësishme të merren në konsideratë të gjitha rreziqet.

/Erilda Sulika/

SHPËRNDAJE
Artikulli paraprakBojan Kërkiç tek Ajaksi
Artikulli tjetërInter kërkon Ricards

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here