Fullani: kujdes borxhin, rritje e ngadaltë ekonomike

Fullani: kujdes borxhin, rritje e ngadaltë ekonomike

Gurvenatori i Bankës së Shqipërisë,  Ardian Fullani, i ka bërë apel qeverisë që të bëjë kujdes me borxhin, pasi të ardhurat në buxhet nuk po realizohen sipas planit të parashikuar. “Shpenzimet fiskale shënuan një rritje vjetore prej 9.8% kryesisht si pasojë e rritjes së shpejtë të shpenzimeve kapitale. Të ardhurat fiskale kanë shënuar një rritje

Gurvenatori i Bankës së Shqipërisë,  Ardian Fullani, i ka bërë apel qeverisë që të bëjë kujdes me borxhin, pasi të ardhurat në buxhet nuk po realizohen sipas planit të parashikuar.

“Shpenzimet fiskale shënuan një rritje vjetore prej 9.8% kryesisht si pasojë e rritjes së shpejtë të shpenzimeve kapitale. Të ardhurat fiskale kanë shënuar një rritje minimale prej 0.3 për qind në reflektim të ecurisë së ngadaltë të aktivitetit ekonomik. Kjo ecuri e shpenzimeve dhe të ardhurave buxhetore është materializuar në një defiҫit buxhetor 2 herë më të lartë se 4 muaj e parë të vitit të kaluar” tha z.Fullani.

Aktiviteti ekonomik në vend është ngadalësuar si pasojë e e rënies së konsumit dhe investimeve private. Me tej z.Fullani theksoi se: “ Aktiviteti ekonomik në vit pritet të rritet në norma të ulëta pozitive, pranë niveleve të vitit të kaluar. Kërkesa e huave dhe politika fiskale pritet ti japin stimul pozitiv në rritjen ekonomike, nga ana tjetër konsumi dhe investimet fiskale do të kenë një ecuri të dobët dhe gjatë këtij viti”.

Inflacioni gjatë muajit prill rezultoi 2.3 për qind duke shënuar rënie të lehtë krahasuar me muajt paraardhës. Banka e Shqipërisë është gjithnjë e gatshme për të reaguar në kohën dhe masën e duhur për të krijuar kushtet e duhura monetare për  respektimin e objektivitetit të saj të inflacionit.

/Erina Haxhiu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar