FSHF e merr “seriozisht”, dënon Ilion Likën pa luajtur asnjë minut

Komisioni i Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dënuar me gjashtë muaj pezullim portierin e Partizanit, Ilion Lika, për gjoja tolerim të ndeshjes me Flamurtarin. Ilion Lika nuk ka luajtur asnjë minutë në këtë ndeshje, duke nxjerrë “bllof” vendimin e Komisionit. Nga FSHF-ja kanë ardhur edhe më para gafa të ndryshme, por kjo e

Komisioni i Etikës pranë Federatës Shqiptare të Futbollit ka dënuar me gjashtë muaj pezullim portierin e Partizanit, Ilion Lika, për gjoja tolerim të ndeshjes me Flamurtarin.

Ilion Lika nuk ka luajtur asnjë minutë në këtë ndeshje, duke nxjerrë “bllof” vendimin e Komisionit. Nga FSHF-ja kanë ardhur edhe më para gafa të ndryshme, por kjo e djeshmja e Komisionit të Etikës është me kosto të lartë, pasi tregohen sa seriozisht merren manipulimet e ndeshjeve.

Një lajthitje e një komisioni, që ka në gjirin e tij edhe avokatë shumë të njohur. Gjithçka është interpretuar si një gabim dhe më pas është thënë se portieri është dënuar vetëm për ndeshjen me Kukësin në kampionat, ku skuadra vlonjate humbi 4-0, ndërkohë që u paraqit në fushë me lojtarë të akademisë.

Po si mund të bëhet një gabim i tillë në një shkresë zyrtare dhe aq më tepër të një komisioni të FSHF-së, që ka gjithë kohën e duhur për të shkruar si duhet ato pak radhë.

Vendimi, ku u dënuan dy futbollistë të tjerë, lë dyshime pas, sepse të dënosh një lojtar që nuk ka luajtur është vërtet një çmenduri nga ato që dinë të bëjnë vetëm komisionet e FSHF-së.

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar