Frutat e thata luftojnë sëmundjet e zemrës dhe kancerin

0

Frutat e thata pavaresisht se janë kalorike, konsiderohen një nga ushqimet më të shendetshme.

Ato përmbajnë shume yndyrë  dhe kalori. A kemi frikë ti hamë ato? Ky është gabim i madh,  sepse, siç thonë shkencëtarët nga Dana Faber Cancer Institut në Boston, një grusht me arra, ose fruta të thata në ditë jo vetem të dobëson, por edhe redukton rrezikun e sëmundjeve te zemrës dhe të kancerit.

Këto janë përfundimet e analizave 30-vjeçare mbi mënyrën e jetesës së amerikanëve.Në këtë studim u përfshinë  rreth 120 mijë punonjës të shërbimit shëndetësor. Çdo 2-4 vjet personat të përfshirë në analiza i pergjigjeshin pyetësorit mbi zakonet ushqimore të tyre, duke përfshirë edhe sasinë e arrave në dietë. Nga analizat rezultoi, se sa më shumë arra në ditë, aq më pak rrezik vdekjeje kishte nga sëmundjet e sistemit të qarkullimit të gjakut dhe kancerit.

Sipas shkencëtarëve, dieta e pasur me arra forcon sistemin kardiovaskular, redukton nivelin e kolesterolit  LDL  dhe falë pasurisë me antioksidante mbron kundër kancerit.

Por nuk mbarojnë këtu vlerat ushqyese të arrave. Analizat e mëparshme treguan, se arrat reduktojnë oreksin, ndikojnë në përmirësimin e humorit, përmiresojnë aftësitë e përqëndrimit dhe kujtesën, mbrojnë kundër cholelithiasis dhe diabetit tipit 2, ndersa vitaminat E dhe B si dhe magnezi forcojnë imunitetin.

Dietologët këshillojnë që të konsumojmë rreth 7 kokrra arra në ditë.

/Enerida Malo/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here