Kryeministri rumum Viktor Ponta ka thënë se, Rumanija dhe Franca mbështesin përpjekjet e Kosovës dhe Serbisë për integrim në Bashkimin Evropian. Sipas medieve serbe, Ponta theksoi se, qeveria e Rumanisë do të mbështesë integrimin e Beogradit dhe Prishtinës, pasi të dy palët kanë treguar përkushtim në zbatimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë. Shefat e
Kryeministri rumum Viktor Ponta ka thënë se, Rumanija dhe Franca mbështesin përpjekjet e Kosovës dhe Serbisë për integrim në Bashkimin Evropian.
Sipas medieve serbe, Ponta theksoi se, qeveria e Rumanisë do të mbështesë integrimin e Beogradit dhe Prishtinës, pasi të dy palët kanë treguar përkushtim në zbatimin e marrëveshjes për fqinjësi të mirë.
Shefat e dy qeverive janë takuar në Bukuresht të enjtën mbrëma, ku kanë biseduar për thellimin e bashkëpunimit dhe forcimit të lidhjeve ekonomike mes dy vendeve. Ndërkohë pritet që kryeministri i Francës dhe Rumanisë të vizitojnë sot prodhuesin e automobilëve Dacia-Renault.
/Erilda Sulika/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *