Franca kërkon falje për incidentin në Bolivi

Franca kërkon falje për incidentin në Bolivi

Franca i ka kërkuar ndjesë publike Bolivisë për mbylljen e hapsirës ajrore të saj për ndalimin që iu bë presidentin Evo Morales. Presidenti francez, Francios Holande se ishte ai që dha lejen për të vazhduar fluturimin mbi vendin e tij sapo mori vesh që ishte Morales, raporton BBC. Bolovia akuzoi Italine, Spanjën, Portugalinë për shkeje

Franca i ka kërkuar ndjesë publike Bolivisë për mbylljen e hapsirës ajrore të saj për ndalimin që iu bë presidentin Evo Morales.

Presidenti francez, Francios Holande se ishte ai që dha lejen për të vazhduar fluturimin mbi vendin e tij sapo mori vesh që ishte Morales, raporton BBC.

Bolovia akuzoi Italine, Spanjën, Portugalinë për shkeje të ligjit ndërkombëtar, pasi avioni që udhëtone Morales u ndalua dhe u kontrrolua për shakak të dyshimeve se në bordin e avionit ndodhej i shumë kërkuari Edward Snoëden.

Morales po po fluturonte për në Bolivi nga Moska kur avioni u detyrua të ndalonte në Vjenë, pasi Franca dhe Portugalia e kanë revokuar lejen për të fluturuar në territorin e tyre.

Zëdhënësi Philippe Lalliot deklaroi: “Ministri i Jashtëm i telefonoi homologut bolivian për t’i thënë se Francës i vjen keq për incidentin e shkaktuar.”
Incidenti provoki skandal diplomatik pasi krerët e Bolivisë dhe të kombeve të tjera të Amerikës së Jugut kërkuan shpjegime.

Kjo ngjarje ka shkatuar irritimin dhe reagimin e shumë liderëve të vendeve të Amerikës Latine, të cilët shprehën mbështetjen e tyre ndaj zotit Morales dhe kritikuan Perëndimin.

Presidenti i Ekuadorit, Rafael Correa deklaroi se grupi UNASUR, i përbërë nga vendet e Amerikës Latine, ka thirrur një takim urgjent mbi këtë ngjarje.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar