Forumi i Miqësisë Kosovë– Mali i Zi, “Radovan Zogoviq”

Forumi i Miqësisë Kosovë– Mali i Zi, “Radovan Zogoviq”

Sot dhe nesër në Prishtinë, do të zhvillohet Forumi i Miqësisë Kosovë-Mali i Zi, “Radovan Zogoviq”. Ky forum, organizohet me nismë të Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, me mbështetjen e Ministrive të Punëve të Jashtme dhe Ministrive të Kulturës të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, si dhe nga Këshilli Britanik. Forumi

Sot dhe nesër në Prishtinë, do të zhvillohet Forumi i Miqësisë Kosovë-Mali i Zi, “Radovan Zogoviq”.

Ky forum, organizohet me nismë të Shoqatës së Malazezëve të Kosovës, me mbështetjen e Ministrive të Punëve të Jashtme dhe Ministrive të Kulturës të Republikës së Kosovës dhe Republikës së Malit të Zi, si dhe nga Këshilli Britanik.

Forumi i Miqësisë Kosovë– Mali i Zi, “Radovan Zogoviq”, organizohet për të shënuar raportet e mira fqinjësore ndërmjet dy shteteve me qëllim që të shndërrohet në një platformë vjetore të shkëmbimeve. Pritet që të trajtohen një gamë e gjerë e marrëdhënieve duke përfshirë ekonominë, kulturën dhe diplomacinë pasi Kosova dhe Mali i Zi kanë një histori të gjatë të lidhjeve bilaterale.
Sot dy vendet  kanë bashkëpunim në rritje dhe tregues për këtë është edhe fakti se
gjatë këtij viti do të hapen ambasadat e dy shteteve në kryeqytetet respektive.

Ky forum e ka marrë emrin nga njëri prej figurave më të shquara të historisë së përbashkët sic është poeti malazez, Radovan Zogoviq.
Zogoviq ka lindur në Mal të Zi, por ka jetuar në Kosovë, dhe në vitin 1932 ka shkruar për mizoritë e kryera nga ushtria serbe kundër popullatës shqiptare në rajon. Zogoviq ka ndërruar jetë në Beograd në vitin 1981, por dëshira e tij e fundit ka qenë që të varroset në Kosovë.

 

/ Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar