Premierliga, ja formacioni më i mirë për këtë vit

Premierliga, ja formacioni më i mirë për këtë vit

Ende pa mbaruar zyrtarisht kampionati, Federata Angleze e Futbollit ka bërë publike listën me njëmbëdhjetë lojtarët më të mirë për sezonin 2012-2013. Pjesa më e madhe e formacionit përbëhet nga kampionët e shpallur e rinj, Mançester Junaited. Portieri më i mirë është shpallur gardiani i portës së të “Kuqve”, De Gea. Mbrojtja përbëhet nga Pablo

Ende pa mbaruar zyrtarisht kampionati, Federata Angleze e Futbollit ka bërë publike listën me njëmbëdhjetë lojtarët më të mirë për sezonin 2012-2013. Pjesa më e madhe e formacionit përbëhet nga kampionët e shpallur e rinj, Mançester Junaited.

Portieri më i mirë është shpallur gardiani i portës së të “Kuqve”, De Gea. Mbrojtja përbëhet nga Pablo Zabaleta (Mançester Siti), Jan Vertonghen (Totenhem), Rio Ferdinand (Mançester Junaited) e Leighton Baines (Everton).

Mesfusha i është besuar dyshes se Çelsit, Huan Mata dhe talentit belg Eden Hazard. I bashkëngjiten mesfushori i Junaited, Mishel Kerrik dhe ai i Totenhemit, Gareth Bale. Në sulm gjendet sulmuesi i Liverpulit, Luis Suarez dhe holandezi i Mançester Junaited, Robin van Persi.

/Blerand Ismaili/

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar