Fondi i garancisë, të interesuarit mund të aplikojnë që sot për kredi

Fondi i garancisë, të interesuarit mund të aplikojnë që sot për kredi

Nga dita e sotme ka nisur funksioni i fondit të garancisë që kryetari i Bashkisë nënshkroi vetëm disa ditë më parë në ndihmë të bizneseve të reja për banorët e Tiranës. Çdo i ri, biznese juridike dhe persona juridikë të licensuar dhe ata të palicensuar mund të paraqiten pranë degëve të Bankës Kombëtare Tregtare (BKT),

Nga dita e sotme ka nisur funksioni i fondit të garancisë që kryetari i Bashkisë nënshkroi vetëm disa ditë më parë në ndihmë të bizneseve të reja për banorët e Tiranës.

Çdo i ri, biznese juridike dhe persona juridikë të licensuar dhe ata të palicensuar mund të paraqiten pranë degëve të Bankës Kombëtare Tregtare (BKT), për të aplikuar për kredi, interesat e të cilave apilkohen për herë të parë variojnë nga 5 në 5.5%.

Drejtori i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik ka bërë të ditur dhe bizneset që përfitojnë nga fondi i garancive, ku me më shumë prioritet do trajtohen ato që hapin vende pune , gjithashtu dhe sipërmarrëset femra.

“Llojet e biznesit janë të shumtë, ato mund të fillojnë që nga tregtia me shumicë dhe pakicë, dyqane të ndryshme, bare, restorante, kafe interneti, fusha sportive, kënde lojrash, markete ushqimore, biznese të teknologjisë së informacionit etj“ , theksoi Dervishi.

Drejtori i Drejtorisë së Planifikimit Strategjik ka bërë të njohur edhe disa nga kriteret e marrjes së kredisë : ‘’Duhet që minimumi për bizneset ekzistues, të kenë dy vjet operim në qytetin e Tiranës dhe të kenë një vazhdimësi të pagesave të taksave, të mos ketë kredi të këqija etj, ndërsa për bizneset e reja, çdo gjë fillon nga e para. Ato mund të licensohen, pasi të licensohen, mund të aplikojnë në BKT ose të sjellin edhe një kërkesë që Bashkia ta ndihmojë. Do ngrihet edhe një komitet i kredisë që është i përbashkët midis BKT dhe Bashkisë së Tiranës. Kredia zgjat 36 muaj, nga momenti i disbursimit, çka do të thotë që çdo muaj do të paguhet kësti dhe ka një përqindje prej rreth 5 %, në varësi të kolateralit ose biznesit apo individit që ka përballë dhe në momentin që këta persona nuk mund të paguajnë dot kredinë, banka ka mënyrat e veta“.

Ky fond  i akorduar nga Bashkia e Tiranës ka një vlerë prej 1 milion dollarësh dhe pritet të përfitojne 400 biznese.

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar