FMN thirrje qeverisë së re për shlyerjen e borxheve

FMN thirrje qeverisë së re për shlyerjen e borxheve

Fondi Monetar Ndërkombëar ka bërë të ditur dje se Shqipëria ka një zhbalancim serioz të treguesve makro-ekonomik dhe se problemet vijnë kryesisht nga sektori fiskal, i cili ka siguruar më pak të ardhura. Përfaqësuesi I FMN, Nadeem Ilahi, tha në një konferencë shtypi së bashku me drejtues të financave shqiptare se rritja ekonomike këtë vit

Fondi Monetar Ndërkombëar ka bërë të ditur dje se Shqipëria ka një zhbalancim serioz të treguesve makro-ekonomik dhe se problemet vijnë kryesisht nga sektori fiskal, i cili ka siguruar më pak të ardhura.

Përfaqësuesi I FMN, Nadeem Ilahi, tha në një konferencë shtypi së bashku me drejtues të financave shqiptare se rritja ekonomike këtë vit mund të jetë rreth 1.7 për qind, ndërkohë që kreditim është i ngadalshëm.

Përfaqësuesi i FMN-se, Ilahi vuri ne dukje se mjedisi ekonomik është mjaft i dobët dhe se duhet një plan për të rigjetur qëndrueshmërinë ekonomike.

Zoti Ilahi u shpreh gjithashtu se ekzistojnë shumë detyrime të pashlyera. “Gjendja e detyrimeve të prapambetura është përkeqësuar dhe këtë FMN e ka thënë një vit më parë”- theksoi zoti Ilahi.

Sipas tij, borxhet janë sa 64 për qind e GDP, dhe kur u bashkon këtyre fatura të papaguara në rreth 4.1 për qind, atëherë borxhi real shkon mbi 70 për qind.

/Elta Liksenaj/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar