FMN thirrje Kosovës, kujdes me shpenzimet

FMN thirrje Kosovës, kujdes me shpenzimet

Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka paralajmëruar Kosovën që të tregohet e kujdesshme me shpenzimet e buxhetit për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Shkup, si dhe me pensionet ndaj veteranëve të luftës së UÇK-së. Në përmbyllje të vizitës së FMN-së në Kosovë,Johanes Viegand shef i misionit, ka thënë se Kosova  nëse deri tani nuk është prekur nga kriza

Fondi Monetar Ndërkombëtar e ka paralajmëruar Kosovën që të tregohet e kujdesshme me shpenzimet e buxhetit për ndërtimin e Autostradës Prishtinë-Shkup, si dhe me pensionet ndaj veteranëve të luftës së UÇK-së.

Në përmbyllje të vizitës së FMN-së në Kosovë,Johanes Viegand shef i misionit, ka thënë se Kosova  nëse deri tani nuk është prekur nga kriza kjo ka ndoshur për shkak të ndihmës nga diaspora dhe lidhjes së vogël me Eurozonën.
FMN ka vlerësuar se Qeveria e Kosovës i ka përmbushur me sukses të gjitha kriteret e marrëveshjes “Stand Bye”të cilat kanë përfunduar në fund  të majit.

“Hapat kryesorë për të cilët është arritur marrëveshja janë tiparet fiskale për vitin 2013-të dhe parametrat kryesorë të buxhetit të vitit 2014-të, i cili do të zhvillohet në bazë të rregullës fiskale e cila do të miratohet nga kuvendi, nga fundi i këtij muaji. ”, tha Viegand. Ai gjithashtu ka vlerësur progresin e arritur në reformat për sistemin financiar.

Ministri i financave, Besim Beqaj tha për KTV se është arritur dakordësimi për të gjitha pikat e marrëveshjes  me zyrtarët e FMN-së. Gjithashtu  është diskutuar për rishikimin e buxhetit të këtj viti, për parametrat e buxhetit të vitit të ardhshëm, si dhe rreth performancës fiskale e ekonomike të Kosvës.
Misioni i FMN-së do e zhvillojë vizitën e radhës në Kosovë në kuadër të reformave ekonomike, gjatë pjesës së tretë të vitit.

 

 

/ Elta Liksenaj /

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar