Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

FMN: Programi ekonomik po ecën sipas planit, shqetësuese rritja e kreditimit

FMN: Programi ekonomik po ecën sipas planit, shqetësuese rritja e kreditimit

0 Komentet 🕔14.05.2014 - 16:40

Përfaqësuesi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në një konferencë të përbashkët me ministrin e Ekonomisë dhe ministrin e Financave deklaroi se qeveria ka kryer reformat strukturore dhe për rezultatet fiskale të parashikuara në marrëveshjen e përbashkët për tre muajt e parë të viti. Shefi i Misionit të Fondit Monetar Ndërkombëtar për Shqipërin, Nadeem Ilahi theksoi se rritja e kreditimit vazhdon të mbetet negative.

“Sipas vlerësimit të FMN, programi ekonomik i Shqipërisë po ecën sipas planit. Kemi bërë një vlerësim të reformave strukturore që do të plotësoheshin në pjesën e parë të programit. Sipas versionit tonë, kriteret e vendosura për tu arritur përsa i takon anës strukturore dhe performancës janë përmbushur plotësisht. Aktiviteti ekonomik vazhdon të jetë i dobët, përkundër arritjes së rrritjes ekonomike në 2 % duke qenë nën potencialin e vet. Inflacioni vazhdon të mbetet i ulët. Ecuria fiskale në kuadër të programit ka qenë sipas planit të parashikuar në program për 2014. Shlyerja e detyrimeve të prapambetura ndaj biznesit do të vazhdojë me këto ritme.”,- u shpreh kreu i Misionit të FMN-së.

 Ministri i Financave Shkëlqim Cani në fjalën e tij ka theksuar se: “Viti 2013 viti më i vështirë pas vitit 1997. Patëm probleme me besimin e konsumatorit, rritja ekonomike më e ulëta, si dhe rënie të kërkesës së brendshme për konsum. Për ta përmirësuar këtë  një nga angazhimet e everisë mbetet shlyerja e detyrimeve ndaj biznesit, ku deri tani kemi shlyer 200 milionë dollarë.

Treguesit fiskalë për 4 mujorin janë vetëm nga tatimet dhe doganat kemi tejkalimin të të ardhurave 12%, 85 milionë dollarë krahasuar me 2013. Vazhdon trajnimi i administratës, gjithashtu Ministria e Financave ka përfunduar projektlijin e ri për TVSH-në. Nga të gjitha këto presim rezultate të mira në vijim”, shtoi ministri Cani.

Ministri i Zhvillimit Ekonomik Tregtisë dhe Industrisë, Arben Ahmetaj në fjalën e tij theksoi se ndryshimi në klimën e biznesit, është i rëndësishëm dhe se ekonomia ka tregues pozitiv në tre mujorin e fundit.

“Janë rritur si importet dhe eksportet. Janë rritur eksportet 10,3% dhe importet me 10,7%. Sinjal pozitiv rritja e eksporteve të manifakturës. Mendoj se programi është në rrugën e duhur për shkak të reformave që ne kemi filluar dhe po i bëjmë me shumë seriozitet. Do vazhdojmë me reforma në sektorë kyç që janë sa sfidë edhe gjenerator të zhvillimit ekonomik. Do vazhdojmë reformën me pensionet, ajo në energjinë elektrike është sfidë. Po punojmë me Bankën Botërore për të hartuar një reformë të thellë dhe të detajuar për ta kthyer sistemin në një gjenerator ekonomik, gjithashtu dhe me programin e detyrimeve të pakthyera ndaj sipërmarrjes. Jemi duke punuar që të bëjmë atë që u theksua.”- u shpreh Ahmetaj.

/Erilda Sulika/

 

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se me rezultatet e fundit Kombëtarja jonë e futbollit do të kualifikohet në Euro 2016?

View Results

Loading ... Loading ...

Moti

Sot E hënë E martë
It is forcast to be Chance of 	
Shiu! at 7:00 PM CET on November 19, 2017
Chance of Shiu!
16°/5°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 20, 2017
Clear
13°/-1°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 21, 2017
Pjesërisht vranët
13°/3°
Sot E hënë E martë
It is forcast to be Chance of 	
Shiu! at 7:00 PM CET on November 19, 2017
Chance of Shiu!
8°/-2°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 20, 2017
Clear
10°/1°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 21, 2017
Clear
14°/3°
Sot E hënë E martë
It is forcast to be Overcast at 7:00 PM CET on November 19, 2017
Overcast
11°/2°
It is forcast to be  Pjesërisht vranët at 7:00 PM CET on November 20, 2017
Pjesërisht vranët
7°/-4°
It is forcast to be Clear at 7:00 PM CET on November 21, 2017
Clear
8°/-3°

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr