FMN pranon gabimin në ekonominë greke

FMN pranon gabimin në ekonominë greke

Fondi Monetar Ndërkombëtarë ka pranuar për herë të dytë gabimet e bëra në programin e shpëtimit të ekonomisë greke. Kreu i Fondit, Christine Lagarde dhe FMN e kanë pranuar këtë fakt në raportin e ri të lëshuar në Uashington, ku kanë theksuar se masat e ashpra, të cilat çuan në regresion të zgjatur në Greqi,

Fondi Monetar Ndërkombëtarë ka pranuar për herë të dytë gabimet e bëra në programin e shpëtimit të ekonomisë greke.

Kreu i Fondit, Christine Lagarde dhe FMN e kanë pranuar këtë fakt në raportin e ri të lëshuar në Uashington, ku kanë theksuar se masat e ashpra, të cilat çuan në regresion të zgjatur në Greqi, janë si pasojë e mbivlerësimit të ekonomisë greke.

Në një raport me 31 faqe, të titulluar “Vlerësimi i ndikimit të programit të rregullimit fiskal”, teknokratët e FMN-së vënë në dukje një sërë faktorësh, për shkak të të cilëve, nuk u konfirmuan parashikimet për Greqinë.

Në studim thuhet se problemi nuk u shkaktua nga llogaritja e gabuar e ndikimit të masave shtrënguese në Prodhimin e Brendshëm Bruto, por nga mbivlersimi i perspektivave në ekonominë greke që prej vitit 2010.

Nga ana tjetër thuhet se FMN-ja po përpiqet të zvogëlojë përgjegjësitë e saj në lidhje me gabimet e bëra në Greqi, ku gjithashtu  ka theksuar se ka gabuar edhe vetë qeveria greke, pasi e ka zbatuar planin me entuziazëm.

/Elona Tereziu/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar