FMN nesër në Tiranë, takime me krerët e qeverisë së re

FMN nesër në Tiranë, takime me krerët e qeverisë së re

Përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar mbërrijnë të enjten në vendin tonë, pritet të qëndrojnë deri javën e ardhshme. Në axhendën e tyre parashikohen takime me kryeministrin Edi Rama, ministrin e Financave, Shkëlqim Cani, përfaqësuesit e opozitës dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani. Gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri, FMN-ja do të zhvillojë një

Përfaqësues të Fondit Monetar Ndërkombëtar mbërrijnë të enjten në vendin tonë, pritet të qëndrojnë deri javën e ardhshme. Në axhendën e tyre parashikohen takime me kryeministrin Edi Rama, ministrin e Financave, Shkëlqim Cani, përfaqësuesit e opozitës dhe Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Gjatë qëndrimit të tyre në Shqipëri, FMN-ja do të zhvillojë një konferencë të përbashkët për shtyp me kryefinancierin Cani dhe guvernatorin Fullani, ku do të bëjë publike konkluzionet e takimeve dhe vlerësimin mbi gjendjen aktuale të ekonomisë.

Gjithashtu, FMN-ja do të diskutojë me qeverinë shqiptare mbi situatën aktuale të financave publike dhe treguesve makroekonomikë, ku kryesorët janë deficiti buxhetor dhe borxhi publik.

 /Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar