FMN-ja, kushtet për borxhin ndaj biznesit

0

Për të përballuar gjendjen e vështirë në të cilën ndodhen financat publike Ministria e Financave ka marrë mbështetjen e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) për të siguruar shumën që nevojitet që të shlyer detyrimet. Borxhi i ri i siguruar nga FMN-ja kap vlerën e 40 miliardë lekëve dhe marrja e këtij borxhi do të shkojë vetëm për shlyerjen e faturave të prapambetura të biznesit.Ky proces pritet të zgjasë deri në fund të këtij muaji dhe aktualisht, pranë këtij dikasteri kanë deklaruar fatura të pashlyera rreth 150 biznese.

FMN-ja ka vënë dy kushte, të cilat duhet të plotësohen para se fondi të firmosë marrëveshjen. E para është politika e re fiskale dhe e dyta është shkurtimi i shpenzimeve. Ndërsa për mbylljen e vitit buxhetor, “financave publike u duhen edhe 24 miliardë lekë”, është shprehur, ministri i Financave, Shkëlqim Cani. Për të përballuar këtë situatë financiare të buxhetit, ministria do të marrë hua në tregun e brendshëm.

Gjithashtu para pak ditësh qeveria miratoi Aktin Normativ të buxhetit të rishikuar 2013 për të rregulluar dhe treguesit. Pjesë e këtyre ndryshimeve ishin shkurtimi i të ardhurave dhe rritja e deficitit.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here