FMN, kontroll financave publike të Sllovenisë

0

Një mision i Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) po udhëton në Slloveni me detyrë që të kryejë kontroll të financave publike në vend.

Përfaqësuesit e FMN-s do të qëndrojnë në Slloveni dy javë, ku do të kryejnë kontroll të zërave në buxhetin shtetëror për vitin 2014 dhe 2015 dhe do të japin vlerësim për rrjedhën e reformave dhe rikonstruimin e sektorit bankar.

Në raportin e saj të fundit, FMN-ja i uli parashikimet për perspektivën e ekonomisë sllovene, duke parashikuar rënie ekonomike të Sllovenisë prej 2.6 për qind gjatë këtij viti dhe 1.4 për qind në vitin 2014.

Disa ekspertë financiarë parashikojnë që Sllovenia është në gjendje të rëndë ekonomike dhe se do t’i duhet ndihmë ndërkombëtare për të dalë nga kriza.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here