FMN: Ekonomia globale po ecën me ritme të ngadalta

FMN: Ekonomia globale po ecën me ritme të ngadalta

Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë që ekonomia globale po rritet më ngadalë se sa pritej. Sipas të dhënave të agjencia bazuar në Uashington, tha të martën se parashikon rritje globale prej 3,1 përqind këtë vit dhe 3,8 përqind për 2014-ën. Krahasuar me parashikimet e FMN-së në prill, të dyja këto shifra janë ulur 2 të 10-at

Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë që ekonomia globale po rritet më ngadalë se sa pritej. Sipas të dhënave të agjencia bazuar në Uashington, tha të martën se parashikon rritje globale prej 3,1 përqind këtë vit dhe 3,8 përqind për 2014-ën. Krahasuar me parashikimet e FMN-së në prill, të dyja këto shifra janë ulur 2 të 10-at e 1 përqindëshit.

Në raportin e tyre tremujorësh, FMN-ja tha se rënia është shkak i zhgënjimeve të situatës ekonomike në vende si Kina dhe Brazili, reçesionit të thellë në eurozonë, dhe zhvillimit më të ngadaltë nga ç’pritej në SHBA.

Ndërsa për Japoninë FMN-ja tha që rritja ekonomike ka qenë me e fuqishme nga sa parashikohej.

FMN-ja tha që situata ekonomike pritet të përmirësohet, gjithashtu aAjo shtoi që paqëndrueshmëria e tregut financiar ka prekur më shumë tregjet në zhvillim, me norma interesi të larta dhe valuta të zhvlerësuara.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar