FMN e gatshme të mbështesë Greqinë edhe pas fitores së Sirizës

Fondi Monetar Ndërkombëtar shprehet i gatshëm të vazhdojë mbështetjen për Greqinë, duke shpresuar të nisë bisedimet me qeverinë e re që do të krijohet nga radikalët e Syrizas. “Jemi të gatshëm të vazhdojmë mbështetjen për Greqinë dhe shpresojmë të fillojmë bisedime me qeverinë e re”, bëhet e ditur në një komunikatë të FMN-së, e cila

Fondi Monetar Ndërkombëtar shprehet i gatshëm të vazhdojë mbështetjen për Greqinë, duke shpresuar të nisë bisedimet me qeverinë e re që do të krijohet nga radikalët e Syrizas.

“Jemi të gatshëm të vazhdojmë mbështetjen për Greqinë dhe shpresojmë të fillojmë bisedime me qeverinë e re”, bëhet e ditur në një komunikatë të FMN-së, e cila është një nga huadhënësit e Greqisë që prej vitit 2010.

Partia Syriza, qe kundërshton politikën e shtrëngimit të imponuar nga Fondi, arriti dje një fitore bindëse në zgjedhjet legjislative duke premtuar kryesisht një ristrukturim të borxhit të vendit, të cilin partnerët e saj evropianë e kundërshtojnë prerë.

FMN-ja i ka akorduar Athinës planin më të madh të ndihmës në historinë e saj, duke u bërë një nga kreditorët më të mëdhenj të Athinës, borxhi i të cilës arriti në rreth 25 miliardë euro në fund të vitit 2014.

 

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar