FMN: Borxhi i Shqipërisë në 2018 mbi 80 % të PBB-së

0

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) parashikon që Borxhi publik i Shqipërisë të jetë mbi 80 % e PPB-së  në vitin 2018.

Në raportin e publikar nga FMN-ja për çështjet eknomike, parashikohet që Shqipëria të arrijë nivelin 83%, duke u bërë shteti i dytë me borxhin më të madh në rajon pas Serbisë. Sipas raportit  niveli aktual i borxhit në vendin tonë e rendit Shqipërinë  në vendin e katërt në të gjitë rajonin, pas Hungarisë, Sllovenisë dhe Serbisë.

Ndërkohë pritshmëritë e FMN-së janë që borxhet publike të Shqipërisë dhe Serbisë të rritet me shpejtësi në vitet e ardhshme.

Studimet ekonomike të institucioneve ndërkombëtare vënë në dukje se borxhet e vendeve në zhvillim si Shqipëria e kanë më të vështirë të jenë të qëndrueshëm krahasuar me ato të zhvilluara, ndaj ekonomistët kanë propozuar kufinj borxhi 25 deri në 50% të PBB-së. Këtë kufij Shqipëria e ka kaluar me kohë, që prej vitit 2007, niveli i borxhit është rritur me shpejtësi nga 55% e PBB-së ka kaluar në rreth 65% vitin e fundit.  Gjysma e vendeve të Europës Juglindore e kalojnë tashmë nivelin e sygjeruar të borxhit prej 40%.

/Enkeleda Cami/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here