FMN bën thirrje: shlyeni borxhet dhe ndalni menjëhere koncesionet pa garë

0

International Monetary Fund in Washington, DC

“Fondi monetar ndërkombëtar”, ka kërkuar nga qeveria uljen sa më të shpejtë të borxheve të prapambetura ndaj bizneseve.

Sipas tij borxhi ndaj privatëve ka arritur deri në shifrën e 200 milion euro, 140 e të cilave nga qeveria, ndërsa pjesa tjetër të trashëguara nga bashkitë.

Në tabelat e publikuara nga FMN, tregohet se pjesa më e madhe e këtyre borxheve, rreth 90 mln euro, janë TVSH e pakthyer ndaj bizneseve.

Ekspertët e FMN pohojnë se këto borxhe vënë në vështirësi financiare biznesin dhe dëmtojnë të gjithë aktivitetin ekonomik.

Përveç borxheve të prapambetura, një tjetër rrezik janë koncesionet, thotë FMN. Ajo i kërkon qeverisë që të ulë menjëhërë dhënien e koncesioneve pa garë dhe të përzgjedhë vetëm ato që kanë projekte me levërdi ekonomike.

Menjëherë pas deklaratës së FMN-së, ka reaguar edhe kryetari i grupit parlamentarë të LSI-së, Petrit Vasili. Në një postim zyrtar në rrjetin social facebook, ai i ka cilësuar edhe një herë koncesionet si një rrezik fiskal.

“Duhen ndalur sa më parë koncesionet, Kjo zgjedhë e tmerrshme, që për shumë e shumë vjet do të hajë paratë dhe djersën e shqiptarëve”, shkruan Vasili.

E.K

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here