FMN: Arsyet pse lejuam rritjen e borxhit për Shqipërinë

0

Fondi Monetar Ndërkombëtar sqaroi arsyet se pse pranoi marrëveshjen me qeverinë ku lejoi rritjen e borxhit.  Në një intervistë për Top Channel shefi i misionit në Shqipëri, Nadeem Ilahi deklaroi se “ Borxhi publik nuk duhet të rritet përtej nivelit të këtij viti. Nëse do të ndiqni këtë rrugë ju do të kishit nevojë për një korrektim fiscal prej 4 % të Prodhimit Kombëtar, pasi kjo do të cëonte rritjen e ekonomike të viti tjetër. Ideja ishte për të gjetur një ekuilibër mes asaj sa korrektim duhej dhe sa sa hapsire do t’i jepnim ekonomise per t’u rritur.”

FMN vlerëson se këtë vit rritja ekonomike e Shqipërisë do jetë në 1.3 për qind, ndërsa për vitin tjetër pret një përshpejtim modest në rreth 2 për qind. Shefi i misionit thotë se paketa e reformave të Qeverisë mund të jetë një ndihmë më shumë.

“Une mendoj se paketa ekonomike e Qeverise tenton te adresoje problemet me te cilat perballet aktualisht ekonomia. Dhe ne duhet ta kuptojme qe disa nga keto probleme kane prekur besimin e agjenteve te ekonomise, bankave, bizneseve. Nje pasoje direkte e kesaj kane qene detyrimet e prapambetura te cilat Qeveria ka grumbulluar duke ngadalesuar sektorin privat. Tani nese Qeveria e re fillon te shlyeje disa nga keto detyrime kjo do te injektoje likuiditetet ne treg dhe do i japë hapsire ekonomise te rritet, duke permiresuar gjithashtu edhe aftesine e bizneseve per te marre kredi”, tha Ilahi.

Gjithashtu shefi i misionit sqaron dhe pozicionin e FMN-së për taksën progresive, një nga pikat më të debatuara të paketës së re fiskale.

“Ne nuk kemi qenë skeptikë për taksën progresive. Shumë vende zgjedhin taksën progresive, shumë vende kanë taksë të sheshtë. Këto janë politika të Qeverive. Por duhet të kihet parasysh një gjë, kur rrit progresivitetin, rritet dhe barra mbi administrimin”, tha Ilahi.

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here