FMN, 2014 rritja e Prodhimit të Brendshëm Bruto në Shqipëri pritet të jetë 2.1 %

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në raportin e publikuar ditën e djeshme me titull “Rimëkëmbja fuqizohet, por dobësitë mbeten” deklaroi se në vitin 2014 rritja e Prodhimit të Brenshëm Bruto (PBB) në Shqipëri pritet të jetë 2.1%. Ndërsa për vitin 2015, FMN-ja parashikon një rritje optimiste prej 3.3 % dhe  në vitin 2019 prej 4.7 %

Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) në raportin e publikuar ditën e djeshme me titull “Rimëkëmbja fuqizohet, por dobësitë mbeten” deklaroi se në vitin 2014 rritja e Prodhimit të Brenshëm Bruto (PBB) në Shqipëri pritet të jetë 2.1%.

Ndërsa për vitin 2015, FMN-ja parashikon një rritje optimiste prej 3.3 % dhe  në vitin 2019 prej 4.7 %

Sipas FMN-së rritja ekonomike për 2013 ishte 0.75%, shifër jo e njëjtë me atë të publikuar së fundmi prej INSTAT i cili e vlerësonte rritjen ekonomike vetëm 0.44%, si më të ultën në rajon.

Në krahasim me shtetet fqinje, Serbia pritet të ketë një rritjen më të ulët të Prodhimit të Brendshëm Bruto për 2014.

Ndërkohë FMN parashikon që në Kosovë rritja ekonomike të jetë 3.9 %, në Maqedoni 3.2 %, në Mal të Zi 2.8 %, në Serbi 1 % dhe në Greqi 0.6%

Gjithashtu, në raportin e saj Fondi Monetar Ndërkombëtar vlerëson se rimëkëmbja e ekonomisë botërore po fuqizohet. Raporti parashikon që ekonomia botërore të rritet me 3.6% nga 3 % që ndodhi vitin e kaluar. Vitin e ardhshëm rritja pritet të jetë edhe më e madhe, duke arritur një shifër prej shifrën 3,9 për qind.

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar