Fletëvotimet, kryetarja e KQZ-së: Do të veprojmë sipas ligjit

0

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve në Kosovë do të zbatojë vetëm ligjin për hartimin e fletëvotimeve dhe nuk do të përzihet nëe çështjet politike.

Qëndrimi është mbajtur nga kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka, në një deklarim për Gazetën Ekspress. Ajo ka thënë se nuk dëshiron të komentojë deklaratat e bëra nga përfaqësues të politikës për mundësinë ë një marrëveshjeje me Serbine për hartimin e fletëvotimeve neutrale.

Daka është shprehur e vendosur për respektimin e Kushtetutës pavarësisht faktit se zyrtarët e OSBE-së janë shprehur se presin marrëveshje për tejkalimin e këtij problemi.

Në lidhje me këtë çështje është shprehur edhe anëtari i KQZ-së, Florian Dushi, i cili ka thënë se mundësia e një dizajni ndryshe të fletëve të votimit nuk është diskutuar asnjëherë në KQZ. Sipas tij, fletëvotimet do të jenë njëlloj si herët e tjera.

Çështja e fletëvotimeve rrezikon të bëhet pengesë për zhvillimin e zgjedhjeve të rregullta në veriun e Kosovës, pasi zyrtarët serbë kanë deklaruar se do të bojkotojnë procesin nëse në fletëvotime është e vendosur stema e Republikës së Kosovës. Nga ana tjetër Kosova zyrtare deklaron se fletëvotimet do të përmbajnë shenjat e Republikës.

/Romina Qama/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here