Flamuri shqiptar sot në gjysmë shtizë

0

Ditën e djeshme këshilli i ministrave vendosi që data 10 maj 2019 të shpallet ditë zie kombëtare në nderim të nëntetares Zarife Muharrem Hasanaj e cila humbi jetën në krye të detyrës në Letoni.

Sipas këtij vendimi në të gjitha institucionet shtetërore flamujt do të ulen në gjysmë shtizë dhe në orën 12 do të mbahet një minutë heshtje. Edhe në selinë e natos flamuri shqiptar është ulur në gjysmë shtizë në nderim të saj. ( Raporton Top Channel)

Kujtojmë se ceremonia me homazhe në nderim të nëntetares po mbahet në Pallatin e Kongreseve.
Pas ceremonisë trupi do të lëvizë sipas ceremonialit ushtarak përgjatë bulevardit “Dëshmoret e Kombit” për tu dërguar më pas të prehet pranë dëshmorëve të FA, pranë monumentit “Nënë Shqipëri”.

E. Pashollari

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here