Fjalime, tym e shashka para Parlamentit, tentohet të çahet sërish kordoni

Mes fjalimeve të opozitarëve që kanë dorëzuar mandatet, shashkave dhe tymuesve po protestohet para Parlamentit të Shqipërisë. Në protestë e ka marrë fjalën edhe ish-deputeti Klevis Balliu, i cili prej 5 muajsh proteston çdo pasdite me banorët e “Astirit” kundër projektit të “Unazës së Re”. Balliu tha para turmës se ka ardhur koha që  qytetarët

Mes fjalimeve të opozitarëve që kanë dorëzuar mandatet, shashkave dhe tymuesve po protestohet para Parlamentit të Shqipërisë.

Në protestë e ka marrë fjalën edhe ish-deputeti Klevis Balliu, i cili prej 5 muajsh proteston çdo pasdite me banorët e “Astirit” kundër projektit të “Unazës së Re”.

Balliu tha para turmës se ka ardhur koha që  qytetarët t’ia marrin frymën qeverisë së Edi Ramës.

“Jemi mbledhur kundër atij parlamenti që është kthyer në një parlament palaçosh. Parlamenti është këtu, është në Vlorë në Shkodër, në gjithë Shqipërinë. Ka 6 vite kjo qeveri që i nxin jetën qytetarëve shqiptarë. Ka 6 vite që i ka marrë frymën qytetarëve shqiptarë, është kohë që qytetarët ti marrin frymën kësaj qeverie. Këta komunistë sot kanë rikthyer gjyqet politike. Shqiptarët do të të nxjerrin ty Rama me hir apo me pahir”, tha ai.

Kujtojmë që pas rreth një ore qetësi ka pasur një tentativë të dytë nga turma për të çarë kordonin e policisë. Qytetarët kanë shtyrë efektivët e Shqiponjave dhe FNSH-së, ndërkohë që nuk kanë munguar shashkat, që u kanë vështirësuar frymëmarrjen policëve.

Policia e Shtetit ka përsëritur sërish thirrjen për ruajtjen e qetësisë. Ashtu si edhe në protestën e mëparshme, policia i është drejtuar organizatorit Gazment Bardhi, duke i kërkuar të ndalen aktet e dhunës.

Xh. Zogu

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar