Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Beder



Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

vrioni

Firmoset marrëveshja për TAP-in

Firmoset marrëveshja për TAP-in

0 Komentet 🕔17.12.2013 - 15:35

Sot në Baku të Ajzerbaxhanit është nënshkruar marrëveshja përfundimtare për ndërtimin e gazësjellësit Trans Adriatik, TAP.

Në ceremoninë e nënshkrimit kanë marrë pjesë Kryeministri Edi Rama që ka hedhur firmën, ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati dhe ministri  i Energjisë dhe Industrisë, Damian Gjiknuri.

Drejtori përgjegjës për projektin TAP, Kjetil Tungland ka deklaruar se marrëveshja e firmosur të martën është një moment shumë i rëndësishëm dhe një tjetër provë e besimit të plotë të aksionerëve në realizimin e projektit.

Më 28 qershor Azerbajxhani njoftoi zgjedhjen e Gazsjellësit TAP për furnizimet e gazit natyror në Evropë. Tubacioni TAP do të japë gazin e Azerbajxhanit për Italinë përmes Turqisë, Greqisë dhe Shqipërisë. Kostoja totale e projektit është rreth 2.2 bilionë dollarë.

Burimi kryesor i projektit TAP është gazi që do të prodhohet në kuadër të fazës së dytë në Shah Deniz. Sipas parashikimeve, prodhimi në fazën e dytë do të fillojë në vitin 2016 dhe Tubacioni TAP do të ndërtohet brenda 3 viteve.

/Enkeleda Cami/

 

Nuk ka Komente

Për momentin nuk ka komente!

Askush nuk ka lënë koment për këtë postim!

Shkruaj një koment

Adresa juaj e e-mail-it nuk do të publikohet. Plotësimi i fushave të domosdoshme është shënuar me shenjën *

Sondazh

A mendoni se reforma në drejtësi do të japë rezultatet e pritura?

View Results

Loading ... Loading ...

Fjalë e urtë

Ku ka tym,ka edhe zjarr