Universiteti Bedër firmos marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin e Tiranës

Universiteti “Hëna e Plotë” (Bedër) dhe Universiteti i Tiranës nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi, që synon thellimin e marrëdhënieve midis dy institucioneve. Ceremonia e nënshkrimit u krye gjatë vizitës që rektori i Universitetit “Hëna e Plotë” (Bedër), Dr. Ferdinand Gjana dhe drejtues të tjerë të universitetit zhvilluan në Universitetin e Tiranës. Gjatë vizitës ata u

Universiteti “Hëna e Plotë” (Bedër) dhe Universiteti i Tiranës nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi, që synon thellimin e marrëdhënieve midis dy institucioneve. Ceremonia e nënshkrimit u krye gjatë vizitës që rektori i Universitetit “Hëna e Plotë” (Bedër), Dr. Ferdinand Gjana dhe drejtues të tjerë të universitetit zhvilluan në Universitetin e Tiranës. Gjatë vizitës ata u pritën nga rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Dhori Kule dhe drejtues të tjerë të këtij universiteti.

Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje, të dyja palët shprehën kënaqësinë për këtë hap drejt konkretizimit të bashkëpunimit mes dy institucioneve. Rektori i Universitetit të Tiranës, Prof. Dr. Dhori Kule e vlerësoi nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje si një hap të rëndësishëm, në kuadër të bashkëpunimit mes universiteteve shqiptare.

Ai vlerësoi arritjet e deritanishme të Universitetit “Hëna e Plotë” (Bedër), duke i cilësuar ato si një tregues i vullnetit që kanë drejtuesit e këtij institucioni për të ndërtuar një institucion serioz në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor. “ Sot jemi mbledhur këtu për të zyrtarizuar bashkëpunimin me Universitetin “Hëna e Plotë”(Bedër). Them për të zyrtarizuar, sepse në fakt ne kemi filluar bashkëpunimin mes dy institucioneve më herët . Universiteti i Tiranës ka firmosur marrëveshje me shumë universitete të tjera, por unë shpreh bindjen se kjo e sotmja do të jetë e veçantë në kuptimin e zbatimit të saj. Pak ditë më parë në ishim prezent në ceremoninë e fillimit të punimeve për kampusin e Universitetit “Hëna e Plotë”(Bedër), një hap i rëndësishëm ky për këtë universitet. Unë shpresoj që edhe Universiteti i Tiranës do të ecë në këtë drejtim, duke inauguruar së shpejti fillimin e punimeve për kampusin e ri.” -u shpreh profesor Kule.

Ndërsa, rektori i Universitetit “Hëna e Plotë” (Bedër), Dr. Ferdinand Gjana, pasi falënderoi rektorin e Universitetit të Tiranës për pritjen , u shpreh se firmosja e kësaj marrëveshjeje mes dy universiteteve, është një moment i rëndësishëm në drejtim të konkretizimit të bashkëpunimit për projekte konkrete, që do të realizohen në të ardhmen. Ai vlerësoi Universitetin e Tiranës për kontributin që ka dhënë në vite në përgatitjen dhe edukimin e të gjithë brezave. “ Unë mendoj se Universiteti i Tiranës është një pasuri kombëtare që na përket të gjithëve. Ne nuk e shohim kurrë marrëdhënien me këtë universitet nga dritarja e konkurrencës. Kontributi që Universiteti i Tiranës ka dhënë ndër vite, duke diplomuar breza të tërë studentësh, është i pazëvendësueshëm. Ne mendojmë se bashkëpunimi mes dy universiteteve do të jetë i dobishëm dhe do të sjellë rezultate konkrete në interes të dy institucioneve tona.”- u shpreh Dr. Gjana.

Marrëveshja e firmosur përfshin shkëmbimin e studentëve, stafit akademik, organizimin e konferencave të përbashkëta dhe koordinimin e projekteve të përbashkëta në fushën e kërkimit shkencor.

/Beder.edu.al/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar