Financat: Fondet për rrugë, 3 miliardë lekë

Financat: Fondet për rrugë, 3 miliardë lekë

Ministria e Financave ka miratuar detajimin e fondeve për sektorin e infrastrukturës, në planin e buxhetit për vitin 2013, të cilat kapin shumën e 3 miliardë lekëve. Për alokimin e këtyre fondeve në një kohët të shkurtër, nevojitet një akt normative, për pasojë financat kanë propozuar ndryshimet në ligjin e buxhetit në formën e aktit

Ministria e Financave ka miratuar detajimin e fondeve për sektorin e infrastrukturës, në planin e buxhetit për vitin 2013, të cilat kapin shumën e 3 miliardë lekëve.

Për alokimin e këtyre fondeve në një kohët të shkurtër, nevojitet një akt normative, për pasojë financat kanë propozuar ndryshimet në ligjin e buxhetit në formën e aktit normativ, nr. 7, datë 14.12.2013, “për disa ndryshime në ligjin nr. 119/2012, “Për buxhetin e vitit 2013”, të ndryshuar”.  Ky akt normativ është propozuar në mbështetje të nenit 101, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Në këtë dispozitë kushtetuese parashikohet që Këshilli i Ministrave, ka të drejtën e nxjerrjes së këtyre akteve rregullatore me fuqinë e ligjit.

Në bazë të relacionit të Ministrisë së Financave për aktin normativ, Ministria e Mirëqënies Sociale dhe Rinisë (MMSR) e ka të pamundur të përballojë pagesën për personat me aftësi të kufizuar dhe ndihmën sociale.

Në buxhetin e vitit 2013, këto shpenzime ishin planifikuar në masën 17.4 miliardë lekë. Ndërkohë, si rezultat i rritjes së numrit të përfituesve, MMSR-së i nevojiten edhe 1.9 miliardë lekë më shumë në buxhetin e saj

/Enkeleda Cami/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar