Filmi “Agnus Dei” i regjisorit Agim Sopit është fituesi i edicionit të këtij viti në “The Prestige Film Festival”. Ky çmim vjen pas shfaqjes në “Amerikan Film Market” – Santa Monica të SHBA-së dhe daljes në skenë si premierë ndërkombëtare në programin kryesor “World Cinema” në India International Film Festival. Ky film pati një interes
Filmi “Agnus Dei” i regjisorit Agim Sopit është fituesi i edicionit të këtij viti në “The Prestige Film Festival”. Ky çmim vjen pas shfaqjes në “Amerikan Film Market” – Santa Monica të SHBA-së dhe daljes në skenë si premierë ndërkombëtare në programin kryesor “World Cinema” në India International Film Festival.
Ky film pati një interes të madh veçanërisht në Kosovë, pasi në tematikën e tij ka luftën e fundit të Kosovës. Në të trajtohet fati tragjik i një të riu me familje të përzier, babanë shqiptar dhe nënën serbe, gjatë luftës së Kosovës.
Filmit “Agnus Dei” iu dha çmimi për arritje dhe inovacion në gjuhën e kinematografisë, si dhe për filmin artistik të metrazhit të gjatë. Ndërkohë, filmi në muajt në vazhdim do përfaqësojë Kosovën në disa festivale të rëndësishme ndërkombëtare që do të zhvillohen në disa shtete të tjera të botës.
/Najada Fosa/
Lini Komentin tuaj
Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *