Filmi “Në kërkim të Venerës” ka përfunduar xhirimet

0

Qendra Kinematografike e Kosovës bën me dije se kanë përfunduar xhirimet për filmin me metrazh të gjatë “Në kërkim të Venerës” me skenar dhe regji të Norik Sefa si dhe producent Besnik Krapin.

Ky film përcjell përjetimet e një vajze të re e të ndrojtur Venera, e cila shtyhet për të vënë në dyshim familjen e saj patriarkale dhe ndjek Dorinen  me mendje të hapur, qëndrimi i fortë i të cilave kundër konvencave prek kuriositetin e Veneres për të eksploruar më shumë.

Ky film do të vihet në jetë nga: Kosovare Krasniqi, Erjona Kakeli , që vijnë në rolet kryesore, ndërsa në rolet tjera: Basri Lushtaku, Rozafa Çelaj, Tristan Halilaj, Shend Miftari, Ajan Zharku, Ermal Bilalli, Anisa Ismaili, Sheqerie Buqaj, dhe Bleon Monolli.

Xhirimet e këtj filmi mësohet se kanë zgjatur 30 ditë shkruan Kult Plus.

B. Koro

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here