Filmi i Alihajdaraj në ”Qweens Word Film Festival” në New York

0

“The Remigrant” me regji të Astrit Alihajdarajt është shfaqur në Historic Zukor Theatre, film i cili e sjellë për herë të parë Alihajdarajn në rolin e regjisorit.

Tematikat e këtij filmi trajtojnë disa nga karakteristikat e një familjeje shqiptare, të tilla si: migrimi, harmonia në familje, edukimi i fëmijëve, dhe elemente të tjera të një familje shqiptare dhe filmi pritet të zgjasë 18 minuta. Këto tema do të vihen në jetë nga: Florist Bajgora, Ilire Vinca, Veton Osmani dhe Leze Qena.

Kujtojmë se “The Remigrant” ishte pjesë e edicionit të 15-të të festivalit “Tirana International Film Festival” dhe se ky film ishte prezantuar më 8 dhjetor edhe në “This Human World Film Festival” në Vjenë, sikurse që është prezantuar edhe në disa ngjarje tjera shkruan Kult Plus.

B. Koro

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here