Filmat që nuk duhet t’i humbisni në vitin 2014

0

 

Mes shumë prodhimesh kinematografike në botë, BBC ka nxjerrë tetë filma për të mos u humbur në vitin 2014.

1. Young ones
I regjisorit Jake Paltroë, me Michael Shannon dhe Elle Feling. Filmi ambientohet në të ardhmen, kur uji mungon dhe një adoleshenti i duhet të shpëtojë familjen.

2. Maleficent.
Një këndvështrim i ri i “Bukuroshes së fjetur”, i parë nga shtriga, interpretuar nga Angelina Jolie.

3. Your day is my night.
Një dokumentar, që rrëfen jetën e emigrantëve aziatikë në Chinatoën, Neë York, duke jetuar në ndërtesa, ku krevatet e fjetjes i ndajnë me turne.

4. Tiny times,
prodhim kinez, – sipas Brook, – një kombinim i “Seksi dhe qyteti” dhe “Djalli vesh Prada”.

5. Teenage.
Një shikim i jetës së të rinjve, dekada më parë.

6. Noah,
Me Russel Croëe dhe Emma Ëatson, me regji të Darren Aronofsky. Personazhi biblik, ndryshe nga historia që njohin të gjithë, në film ka vizione përmbytjesh dhe merr masa për të shpëtuar familjen e tij. I mbushur me efekte speciale, mendohet se do të flitet shumë për këtë prodhim, pikërisht për ndryshimin e historisë.

7. Bombay Velvet,
prodhim indian. I bazuar në ngjarje reale, rrëfen Mumbain e viteve ’60.

8. Manakamana.
Film eksperimental. Realizuesit e tij fiksuan një kamera në një kabinë teleferiku në Nepal dhe xhiruan pa ndërprerje, teksa njerëzit ngjiteshin për të shkuar në një tempull, majë një kodre.

/Elta Liksenaj/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here