Film artistik për Adem Jasharin

Figura historike e Adem Jasharit do të pasqyrohet në nje film artistik me metrazh të gjatë kushtuar jetës, familjes dhe veprimtarisë së tij, shkruan ATSH. Filmi do të realizohet nga produksioni “Iliria Film” në bashkëpunim me regjisorin Luan Kryeziu dhe kërkesën e familjarëve. Përfaqësues të  familjes Jashari kanë organizuar një takim me udhëheqës të Qendrës

Figura historike e Adem Jasharit do të pasqyrohet në nje film artistik me metrazh të gjatë kushtuar jetës, familjes dhe veprimtarisë së tij, shkruan ATSH. Filmi do të realizohet nga produksioni “Iliria Film” në bashkëpunim me regjisorin Luan Kryeziu dhe kërkesën e familjarëve.

Përfaqësues të  familjes Jashari kanë organizuar një takim me udhëheqës të Qendrës Kinematografike të Kosovës dhe Qëndrës Kombëtare të Shqipërisë. Ata kanë kërkuar krijimin e një fondi të përbashkët, brenda kuadrit ligjor, për realizimin e këtij projekti.

Adem  Jashari ishte komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai u vra heroikisht në mars të vitit 1998, bashkë me 50-60 anëtarë të familjes, kur  forcat policore jugosllave dhe Ushtria Jugosllave e sulmuan shtëpinë e tij. Në vitin 2008 ai mori titullin “Hero i Kosovës” nga kryeministri.

bac-u-kry-491x350

/Romina Qama/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar