Fier, shpërthen gazi në një pus nafte, evakuohen banorët

Fier, shpërthen gazi në një pus nafte, evakuohen banorët

Një pus nafte në fushën naftëmbajtëse Patos-Marinzë ka shpërthyer sot rreth orës 16:00, afër fshatit Sheqishte. Shkak për këtë mund të jetë bërë grumbullimi i gazit si një proces i zakonshëm i puseve të bllokuara të naftës që shpërthen në formë fontane. Pusi që administrohet nga “Bankers Petroleum” ka nisur të nxjerrë gaz metan të papërpunuar nga thellësia

Një pus nafte në fushën naftëmbajtëse Patos-Marinzë ka shpërthyer sot rreth orës 16:00, afër fshatit Sheqishte. Shkak për këtë mund të jetë bërë grumbullimi i gazit si një proces i zakonshëm i puseve të bllokuara të naftës që shpërthen në formë fontane.

Pusi që administrohet nga “Bankers Petroleum” ka nisur të nxjerrë gaz metan të papërpunuar nga thellësia e tokës.

Në afërsi të pusit ndodhen 5 banesa, banorët e të cilave janë përfshirë nga paniku. Ndërkaq ata shprehin shqetësim pasi dalja e gazit në këtë mënyrë ndodh shpesh në këtë zonë naftëmbajtëse.

Ndërkohë që kompania nuk ka dalë ende me një version zyrtar për ngjarjen, por paraprakisht tha se nuk ka rrezik për shëndetin e banorëve. Pritet që policia e Fierit të sqarojë shkaqet e ngjarjes.

/Erilda Sulika/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar