Fier, ekzekutohet gjatë grabitjes roja i pikës valutore

0

Një  50-vjeçar nga Fier ka humbur jetën si pasojë  e goditjes me mjete të  forta. Viktima është  shtetasi Petrit Saliaj, roje në një pikë të këmbimit valutor, i cili u gjet sot i vdekur në qendër të qytetit, pranë xhamisë nga forca të policis.

Sipas burimeve nga policia e Fierit, 50-vjeçari është vrarë me mjete të forta nga disa grabitës, të cilët kanë grabitur gjatë natës pikën valutore të cilën ai e ruante. Dyshohet se roja i ka ndjekur grabitësit deri në qendër të qytetit, ku ata e kanë masakruar me mjete të forta dhe thika.

Ndërkohë  policia vijon hetimet për zbardhjen e identitetit dhe kapjen e autorëve të vrasjes së Saliaj dhe për të  hedhur dritë  mbi  grabitjen e pikës së këmbimit valutor.

/Erilda Sulika/

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here