Festivalit i 50-të i Këngës për Fëmijë

Festivalit i 50-të i Këngës për Fëmijë

Festivalit i 50-të i Këngës për Fëmijët e qytetit të Tiranës do të ngjitet në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit, në datat 1 dhe 2 qershor, ora 19:00. Në këtë festival do të prezantohen rreth 15 – 17 këngë të ndryshme për fëmijë, të cilët konkurojnë për tu shpallur fitues. Gjatë festivalit do

Festivalit i 50-të i Këngës për Fëmijët e qytetit të Tiranës do të ngjitet në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit, në datat 1 dhe 2 qershor, ora 19:00. Në këtë festival do të prezantohen rreth 15 – 17 këngë të ndryshme për fëmijë, të cilët konkurojnë për tu shpallur fitues.

Gjatë festivalit do të bëhet edhe një prezantim i shkurtër rreth këngëve fituese ndër vite e artistëve, kompozitorëve dhe këngëtarëve që fillesat e tyre i kanë pasur në këtë skenë.

Një vit më parë, gjatë festivalit të 49-të Këngës për Fëmijë, artistët e vegjël patën mundësi të prezantonin 20 repertore të ndryshme. Gjithashtu festivali u shoqërua me ngjyra kombëtare, në kuadër të 100 vjetorit të Pavarsisë.

Festivali i këtij viti do të spikasë me të veçantat dhe suprizat të cilat janë menduar me kujdes nga organizatorët. Kanë kaluar rreth 5 dekada që nga fillimet e këtij festivali dhe në skenën e tij kanë interpretuar zërat më të mirë të cilët kanë dhënë një kontribut të madh në fushën e këngës edhe sot.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar