Festivali “Sculp’Edu”, pjesë nga trashëgimia kulturore

Festivali “Sculp’Edu”, pjesë nga trashëgimia kulturore

Festivalit i skulpturës “Sculp’Edu” ka hapur mbrëmë siparin e edicionit e dytë, në qytetin e Prizrenit. Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë nxënës e studentë nga rajoni si dhe artistë të njohur shqiptarë dhe ndërkombëtarë, që do të prezantojnë punimet dhe përvojën para të rinjve. Sipas organizatorëve të festivalit, “Sculp’Fest” ky festival organizohet që shoqëria

Festivalit i skulpturës “Sculp’Edu” ka hapur mbrëmë siparin e edicionit e dytë, në qytetin e Prizrenit.

Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë nxënës e studentë nga rajoni si dhe artistë të njohur shqiptarë dhe ndërkombëtarë, që do të prezantojnë punimet dhe përvojën para të rinjve.

Sipas organizatorëve të festivalit, “Sculp’Fest” ky festival organizohet që shoqëria të kuptojë  vlerat e përbashkëta të monumenteve dhe objekteve të trashëgimisë kulturore, të cilat simbolizojnë këtë civilizim dhe se është obligim i secilit pjesëtar të shoqërisë që t’i ruaj ato nga shkatërrimi.

“Sculp’Edu 2”  këtë vit vjen me moton “Trashëgimia jonë, Kultura jonë”.  Në kuadër të këtij organizimi skulptori kosovar, Shpend Havolli ka përgatitur instalacionin e titulluar “Lumi” të punuar më gurë, që u prezantua në hapje të festivalit.

“Pranë gurëve kemi jetuar me shekuj dhe duke i shfrytëzuar ato kemi ndërtuar shtëpi, pallate e qytete”, u shpreh Havolli.

/Sonila Qazimi/

objektiv.al
ADMINISTRATOR
PROFILE

Artikuj të ngjashëm

Lini Komentin tuaj

Adresa juaj e emailit nuk do të publikohet. Fushat e kërkuara janë shënuar me *

Të Fundit

Më të Komentuar